Lajmet e fundit

Në të gjithë Gazën janë duke funksionuar pjesërisht 16 spitale, ndërsa furra buke që punojnë janë veç 15, kurse në veri të këtij vendi asnjë furrë buke nuk është duke shërbyer.
Kështu tha Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).
Kjo zyre tutje theksoi se 16 nga spitalet që funksionojnë nëntë janë në Gazën jugore dhe shtatë në veri.
Ajo tha se nga furrat që po punojnë gjashtë nga to janë në Gazën jugore, dhe nëntë në zonën qendrore, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
OCHA tha se në Gazën jugore, tre spitale ai i Martirëve Al Aksa në Deir El-Balah, dhe spitalet evropiane Nasser dhe Gaza në Khan Younis, janë në rrezik për tu mbyllur për shkak të lëshimit të urdhrave të evakuimit në zonat ngjitur dhe kryerjes së vazhdueshme të armiqësive aty pranë.
“Spitali Kamal Adwan në Gazën veriore ka funksionuar në një shkallë të kufizuar që nga mesi i janarit", shtoi Zyra e Kombeve të Bashkuara.