Lajmet e fundit

Greqia do të jetë nikoqire e Kosvoës në kuadër të Ligës së Kombeve. Ndeshjen mund ta ndiqni LIVE në KLAN KOSOVA DHE SPORT 1 si dhe me LIVE UPDATES në KLAN KOSOVA.
90:00
Ka përfunduar ndeshja mes Greqisë e Kosovës me rezultat 2-0 për grekët.
Vendasit shënuan golin e dytë në fund të takimit ku porta ishte e boshatisur me anë të Mantalos.
Me këtë rezultat, “Dardanët” edhe matematikisht kanë humbur shanset që ta arrijnë play-offin për Kampionatin Evropian 2024.
91’ Gjyqtari i ndeshjes i ka dhënë 8 minuta shtesë. Kosova tani do të tentojë me të gjitha forcat që ta barazojë rezultatin i cili aktualisht është 1-0 në favor të grekëve.
80' Kanë mbetur edhe 10 minuta lojë që Kosova ta barazojë rezultatin kundër Greqisë, pas golit të pranuar në minutën e 71-të.
71' Grekët kanë shënuar 20 minuta nga fundi, ku pas një krosimi ka shënuar numri 19 i Greqisë, Giakoumakis. Menjëherë pas golit, loja është ndërprere pasi ka pasur tensione në shkallët e stadiumit.
60' Kanë kaluar një orë lojë në Panthessaliko Stadium, ku rezultati po vazhdon të jetë ende i pandryshuar me Kosovën që po mbrohet deri në fund.
46' Pas 45 minutave të para ka nisur pjesa e dytë me rezultatin e minutës së parë.
45:00 Është mbyllur pa gola pjesa e parë mes Greqisë e Kosovës, ku grekët kanë dominuar në tërësi ndeshjen, por pa arritur që ta rrezikojnë seriozisht golin e Muriq.
35’ Kanë mbetur edhe 10 minuta deri në fund të pjesës së parë ku Kosova po mundohet që të krijojë shanse përmes kundërsulmeve, por deri më tani pa sukses. Rezultati vazhdon të mbetet 0-0.
30’ Kanë kaluar gjysmë ore lojë në Athinë, ku rezultati po vazhdon të jetë ende 0-0, pavarëisht që helenët po vazhdojnë ta kenë dominimin në fushë.
23' “Dardanët” po vazhdojnë me përkrahjen e Kosovës edhe në Athinë ku në stadium po dëgjohen brohoritje në mbështetje të kombëtares me thirrjen “hajde Kosovë”.
15’ Kanë kaluar 15 minuta lojë në Panthessaliko Stadium ku Kosova po vazhdon akoma të mbrohet mirë duke mos lënë hapësira që të krijohen shanse për gol.
9’ Kanë kaluar nëntë minuta lojë në Greqi, ku grekët po e kanë dominimin e ndeshjes deri në këto momente.
1’ Ka nisur ndeshja e dytë në Ligen e Kombeve mes Greqisë e Kosovës në Panthessaliko Stadium. Kjo ndeshje është e vlefshme për vendin e parë në grupin C.
Në këtë përballje, Kosova ka udhëtuar për në Greqi për rezultat pozitiv, teksa edhe ka publikuar formacion zyrtar.
Formacioni zyrtar:
Greqia: Vlachodimos, Tsimikas, Chatzidiakos, Mavropanos, Baldock, Bouchalakis, Siopis, Bakasetas, Masouras, Pavlidis dhe Chatzigiovannis.
Kosova: Muriq, Aliti, Kryeziu, Rrahmani, Domgjoni, Berisha, Rrudhani, Bytyqi, Muslija, Rashica e Muriqi.