Lajmet e fundit

Në komunën e Ferizajit është bërë përurimi i rrugës që e cila lidh fshatrat Dardani dhe Zllatar, të kësaj komune në fjalë.
Gjatë përurimit të kësaj rruge ishte prezent Kryeministri Isa Mustafa, Kryetari i Ferizajit Muharrem Sfarqa, Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku si dhe shumë banorë të këtyre fshatrave, njofton Klan Kosova.
Ndërkaq duke iu referuar pozitivitetit që sjell kjo rrugë që lidh këto dy fshatra, Kryeministri Mustafa tha se gjithçka është meritë e vet banorëve të cilët jetojnë këtu.
Mustafa gjithashtu u tha të pranishmëve që në këto anë shumë shpejt do të hapen edhe disa biznese të vogla në të cilat do të punësohen banorët e këtyre vendeve, njofton Klan Kosova.
E Kryetari i Komunës së Ferizajit, Muharrem Sfarqa dha më shumë detaje rreth kësaj rruge të përururar e që tha se ishte projekt i Komunës nën mbështetjen e Ministrisë së Infrastrukturës.