Lajmet e fundit

Në kuadër të “Nëntori-muaji i vetëdijesimit kundër substancave narkotike” është mbajtur një marsh vetëdijësues kundër kësaj dukurie në komunën e Ferizajt.
Organizatorët nga qendra “Këshillimi” gjendjen e cilësuan alarmante, tek sa në këtë marsh mori pjesë edhe ish-deputeti Labinot Tahiri i cili i drejtoi thirrje institucioneve që të rrisin kontrollin e sigurinë në shkolla, njofton Klan Kosova.
Ai aty tha se përgjegjësinë më të madhe e kanë prindërit.
Poashtu në shkollat e kësaj komune nga e marta do të mbahen ligjërata vetëdijësuese për këto substanca.
https://www.youtube.com/watch?v=SaXvJ7X9ixM&feature=youtu.be