Lajmet e fundit

Ministria e Administratës Publike në bashkëpunim me OJQ Iniciativa për Progres (INPO), gjatë ditës së sotme kanë mbajtur debatin publik konsultativ për pakon e ligjeve të reformës së administratës shtetërore, përkatësisht: Projektligji për Administratën Shtetërore; Projektligji për Zyrtarët Publik si dhe Projektligji për Pagat.
Në hapjen e këtij debati publik Albulena Ndrecaj, drejtoreshë e organizatës “Iniciativa për Progres” (INPO), ka thënë se këto tre projektligje kanë një rëndësi të veçantë për reformimin dhe modernizimin e administratës publike me qëllim ngritjen profesionale të saj, rritjen e llogaridhënies dhe përmirësimin e shërbimeve publike ndaj qytetarëve.
Me këtë rast, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, është shprehur se edhe komuan që ai drejtont është e shquar që të prijë dhe të ketë reforma për të mirë, në të mirë të ë Kosovës, si qyteti më i ri e që ka ecur më së shumti.
“Besoj që shembulli i Ferizajt është shembull për të ndjekur sepse gjithmonë ka sjell të reja që gjithmonë kanë shërbyer pastaj për gjithë Republikën e Kosovës. Përfundimisht duhet të kemi një pako dhe një zgjidhje sa i përket çështjes së administratës dhe reformës në përgjithësi sa i përket administratës shtetërore. Administrata është sfidë kudo në botë, është sfidë në shtetet demokratike, madje shpesh nuk mund të gjendet ai çelësi magjik ta quaj kushtimisht për të bërë ligjet më adekuate sa i përket reformave respektivisht shërbimeve më të mira të administratës”, ka thënë Kryetari i Komunës, Agim Aliu.
Tutje, Aliu, ka paraqitur edhe praktikën që ka instaluar gjatë kësaj periudhe qeverisëse, e të cilat mund të shërbejnë si model edhe për komunat tjera sa i përket riorganizimit të stafit punonjës në administratën komunale.
Ministri i Administratës Publike Mahir Jagcillar, është shprehur se po punojnë të gjithë së bashku që të krijojmë një administratë e cila prodhon rezultate, ofron shërbime qytetarëve, bizneseve, shoqërisë civile, por edhe të gjithë neve që kërkojmë një shërbim