Episodi i sotëm i "Doktorit të Mrekullive" nis me një ngjarje emocionuse, djaloshi ri dhe nëna e tij shkojnë drejt sallës së operimit, por nuk ndihen mirë kur dëgjojnë zërin e njeriut që dikur i braktisi.
Doruku arrin ta bind babain e femiut që të ndalonte së shqetësuari pacientët e tij.
Gynesh merr guximin që ti propozojë për martesë Guli- nit, është një telefonatë ajo që e ndalon këtë veprim, fatmirësishit në favor të Gynesh-it sepse kutia e tij është pa unazë.
Operacioni për transplantimin e veshkës filloi, veshka nxjerret nga nëna e fëmiut por veshka që mbetët nuk del të jetë e shëndosh.
Situatë tejet e ndërlikuar në sallën e operacioneve, minutat po ikin dhe zgjedhja mes jetës së nënës dhe fëmiut është shumë e vështirë për mjekët e spitalit.
Përderisa Doruk mundohet të gjej donator veshke, babi i fëmiut përsëri është aty, ndonëse i acaruar që nuk dëgjohet nga Doruk ai lëndon dorën e tij, por fundi ka realizim human.
Mediat nuk ndalojnë së shkruari për Aliun, Farman kerkon nga Tanxhu që të ndalohet kjo gjë.
Ali merr me vete foshnjën e Kivilcimit dhe shkojnë të takojnë Doktor Adil.
Tanxhu tensionohet shumë keq kur Ali i kërkon që të marrin nënshkrim të falsifikuar nga vajza e Doktor Adil në mënyrë që ta shpetojnë at.
Farman i jep një mësim Aliut, duke i kerkuar që të mësohet të qëndroj me këmbët e veta në këtë jetë.
Këto shtjellime dhe shumë të tjera të serialit "Doktori i Mrekullive" ndiqeni sonte në orën 19:00 vetëm në Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.