Lajmet e fundit

Agjencia turistike joekzistente u prezantohej qytetarëve me oferta të volitshme për t’i mashtruar, duke marrë paratë dhe duke mos ua kthyer më.
Kjo i ra në sy edhe Shefije Thaçit, që e rezervoi një biletë nga ta dhe u mashtrua. Por agjencia turistike fiktive “Kosova Tours”, siç po paraqitej, del të jetë mashtrim, për këtë zonjë por edhe shumë persona tjerë, njofton Klan Kosova.
E ashtuquajtura agjenci turistike me seli në Gjermani dhe Zvicër ka bërë një skemë të mashtrimit nëpërmjet ofrimit të biletave, në të cilën kanë rënë pre dhjetëra mërgimtarë që jetojnë në Evropë, por edhe turistë kosovarë që udhëtojnë drejt Perëndimit.
Kjo agjenci inekzistente përdori dhe abuzoi emrin e agjencisë “Kosova Tours” me seli legale dhe serioze në qytetin e Vitisë, të cilës ia dëmtoi reputacionin.
Thaçi iu drejtua Kiks Kosovës pasi i dha 130 euro për një biletë nga Shtutgarti për në Prishtinë por edhe pse paratë i dha biletën nuk e mori asnjëherë.
Kronikë nga Herolind Ademi.