Lajmet e fundit

Shaban Deliu nga fshati Rezallë i Skenderajt i ka të freskëta kujtimet e 5 prillit të vitit 1999, ku u masakrua babi i tij dhe 97 persona të tjerë.
Ai dhe bashkëfshatarët bisedimet rreth Gjykatës Speciale në Prishtinë i përcollën me vëmendje, transmeton Klan Kosova.
Deliu iu gëzua veprimit të shumicës së deputetëve që refuzuan krijimin e kësaj gjykate.
Ndonëse nuk u votua Gjykata Speciale, ai po frikësohet se institucionet ndërkombëtare do ta bëjnë një gjë të tillë, pa vullnetin e shumicës së deputetëve kosovarë.
Kronikë nga gazetari Rilind Matoshi.