Komiteti Teknik Emergjent (KTE), i themeluar nga Ministrja Artane Rizvanolli, që përbëhet nga përfaqësues të të gjithë institucioneve relevante të energjisë mbajti takimin e dytë brenda ditës në të cilën u themelua.
Takimi i dytë u mbajt për të rekomanduar masa të reja për lehtësimin me furnizim me energji elektrike në Kosovë.
“Me qëllim të tejkalimit të situatës me furnizim të energjisë elektrike që do të zgjas deri më 25 gusht 2022, Komiteti Teknik Emergjent rekomandoi që KEK të sigurojë energjinë e nevojshme për të evituar reduktimet për konsumatorët dhe devijimet në rrjetin energjetik”, thuhet në kumtesë, përcjell KlanKosova.tv.
“Ministria e Ekonomisë inkurajon të gjithë qytetarët të kursejnë energjinë, veçanërisht këto ditë deri sa blloku i dytë i Termocentralit “Kosova B” të hyjë në funksion pas remontit përgatitor për sezonin e dimrit”.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.