Lajmet e fundit

Në Qendrën e Rinumërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar rreth 80 për qind e vendvotimeve në ditën e nëntë që kur filloi ky proces.
Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka thënë se rinumërimi pritet të përfundojë të dielën.
“Në QNR po vazhdon rinumërimi i vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP-i. Në ditën e nëntë, të enjten, janë rinumëruar 133 vendvotime. Pra, deri më tani janë rinumëruar 1 101 (78.25%) nga 1 407 vendvotime”.