Dita e muzikës është shënuar me një koncert në shkollën “Prenk Jakova” në Prishtinë.
Për nder të kësaj date që mbeti nga 1981-ta si iniciativë e një ministri të kulturës në Francë, ambasadorja franceze në Kosovë, Marie-Christine Butel, solli disa instrumente.
Ato u mirëpritën nga nxënësit, të cilët thanë të kenë pasur shumë nevojë për to, aq sa edhe për një objekt të ri të cilin e kërkuan.
Por më shumë sfida se këta ka një nxënëse e verbër, e cila për Klan Kosova , deklaroi se përballet me telashet e konvertimit të notave muzikore në alfabetin e të verbërve, megjithatë bënë thirrje se kushdo që e do muzikën, të mos dorëzohet prej saj.
https://www.youtube.com/watch?v=4Z8c2HFEGHw&t=44s
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.