Lajmet e fundit

Ambasada e Shqipërisë ka hapur konsullatë nderi në Gjilan, konsullatë kjo që lidh në një rrugë më të shkurtër, qytetin me Tiranën.
Inaugurimi i saj u bë pikërisht sot në 19 vjetorin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Kosovës, ndërsa u tha se si e tillë do të shërbejë për forcimin e lidhjeve në mes të shqiptarëve si dhe shënimin e aktiviteteve të shumta.
Ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi, tha se e kanë zgjedhur qytetin e Gjilanit pasi që është një pikë shumë e rëndësishme.Ai tha se janë krijuar te gjitha mundësitë për të krijuar një qendër model që i japin mundësi zhvillimit.