Lajmet e fundit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar nga Bashkësia Islame e Kosovës të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.
“Urime të gjithëve ju qoftë Bajrami ju dhe familjeve tuaja si dhe gjithë qytetarëve të Kosovës. Më së shumti atyre që e ndajnë dhimbjen në këto ditë, për ata që janë ndarë nga bashkëfamiljarët e tyre nga Bajrami i kaluar në këtë Bajram le të jenë më të fortë”.
“Gjithsesi urime familjeve që kanë dhënë më së shumti për kombin tonë –familjet e dëshmorëve, martirëve të lirisë dhe heronjve të Kosovës”.
Veseli ka pasë edhe një urim më të veçantë për këtë festë, njofton Klan Kosova.
“Pas këtij muaji të shenjtë të Ramazanit, muajit të sakrificës dhe solidaritetit, uroj që ne si komb të kujtojmë të kaluarën, por më shumë të mendojmë për të ardhmen".
"Si komb, të mendojmë në mënyrë kritike për njëri-tjetrin, por të mos e urrejmë njëri-tjetrin. Ta ndihmojmë dhe përmirësojmë njëri-tjetrin”.
“Ky është edhe urimi që dua ta ndaj me kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun e nderuar Naim Tërnava”.
“Falemnderit myfti [Naim Tërnava] për çdo predikim që BIK-u dhe përmes jush çdo imam në Kosovë bën për komunikimin që është solidaritet dhe respekt çdo feje, race dhe identiteti".