Lajmet e fundit

Në lidhje me konfliktin e ngrirë që kemi sot në Kosovë, çdo dialog është një zhvendosje serioze nga një qëndrim, veçanërisht nëse në të përfshihen të gjithë ata që në dekadat e fundit janë marrë me çështjen e Kosovës në aspekte të ndryshme dhe pikëpamjet e të cilëve tani janë gjithnjë e më afër politikës zyrtare.
Kështu ka vlerësuar për Tanjug, drejtor i Komitetit të Juristëve për të Drejtat e Njeriut, YUCOM, Milan Antonijeviq, transmeton Klan Kosova.
Ai pret që dialogu për të ardhmen e Kosovës, i thirrur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq së shpejti të fillojë por ai beson se është e rëndësishme për të përcaktuar kornizën brenda së cilës do të zhvillohen bisedimet, temat që do të diskutohen, dhe një gatishmëri për të folur në lidhje me siç tha ai "statusin e krahinës jugore si dhe për të parë se cili do të jetë reagimi dhe përfaqësimi i pjesëmarrësve", transmeton Klan Kosova.