Lajmet e fundit

Nga disa shkolla të Deçanit po respektohet vendimi i SBASHK-ut për të vazhduar grevën, e disa tjera janë duke e respektuar ftesën e kryetarit të komunës Bashkim Ramosaj për fillimin e procesit mësimor.
Këtë për Klan Kosova e konfirmoi edhe shefja e kabinetit të kryetarit në Deçan, Dafina Cacaj.
“Nxënëset dhe profesorët kanë dalë në mësim, disa shkolla i kanë mbajt nga 2 apo 3 orë mësimore e disa tjera kanë vazhduar grevën. Besoj se në ndërprerjen e mësimit pas orëve të para ka ndikim SBASHK-u”, ka thënë Cacaj.
Greva e mësimdhënësve është duke vazhduar në tërë Kosovën edhe këtë të hënë, pavarësisht ofertës së bërë mbrëmë nga Qeveria.