Lajmet e fundit

Banorët e lagjes Dardania të Prishtinës nga sot do të kenë mundësi që mbeturinat ti ndajnë, duke i seleksionuar në mbeturina të reciklushme dhe të pa reciklushme, trasmeton Klan Kosova.
Drdan Sejdiu, nënkryetar në Komunën e Prishtinës, ka shkruan se nga sot në lagjen “Dardania”, janë vendosur kontejnerët për ndarjen e mbeturinave.
“Të nderuar banorë të lagjes Dardania nga tash janë vendosur kontejnerët e verdhë në lagjen tuaj. Kontejneri i verdhë do të shërbejë për hedhjen e materialeve të riciklueshme si: plastika, letra dhe alumini. Ndërkaq kontejneri i gjelbër do të shërbejë për hedhjen e mbeturinave tjera”, shkruan Sejdiu.
Sejdiu njofton që shumë shpejt do të vendosen edhe në lagjet e tjera.