Lajmet e fundit

Real Madrid tani do të ishte i pozicionuar në vendin e tretë në La Liga, po të mos ishin golat vendimtarë të kapitenit të tyre, Sergio Ramos.
Ramos pothuajse i vetëm e ka mbajtur Realin në garë për titullin e Spanjës.
Shtatë golat e tij ia kanë sjellur nëntë pikë skuadrës së Zinedine Zidane, shkruan AS, transmeton Klan Kosova.
Golat e barazimit ndaj Villarealit, Barcelonës, si dhe ata të fitoreve ndaj Malagës, Deportivos janë arsyeja se pse Reali prin në radhitjen tabelare.