Shtetet e Gjirit Arabik, kanë bërë me dije se festa e Fiter Bajramit e cila e shënon edhe mbarimin e muajit të Shenjtë të Ramazanit, në këto vende do të festohet me 6 qershor.
Agjencitë zyrtare të lajmeve në Arabinë Saudite, në Katar dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe e po ashtu në Bahrain e Kuvajt, kanë cituar autoritetet religjioze duke thënë se Ramazani në këto vende përfundon të mërkurën, pasi të perëndojë dielli që shënon edhe fillimin e festës 3 ditore, transmeton Klan Kosova.
Fillimi i festës së Fiter Bajramit, varron nga viti në vit dhe nga vendi në vend, varësisht nga lokacioni gjeografik.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.