Lajmet e fundit

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimi rajonal dhe dialogun Prishtinë-Beograd, janë në mesin e temave që do të disktohen sonte në mbrëmje në Bruksel, gjatë një darke pune në mes të krerëve të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga shefja për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherini.
Në këtë takim i pranishëm do të jetë edhe komisioneri i BE-së për Politikë të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Johannes Hahn.
Në këtë takim jozyrtar do të merr pjesë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ai i Shqipërisë Edi Rama, i Maqedonisë Zoran Zaev, Malit të Zi Dushko Markoviq , kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq dhe kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës Denis Zvizdiq, transmeton Klan Kosova.
Siç raportojnë mediat serbe, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq bashkë me kryediplomaten evropiane para darkës së punës do të kenë një takim bilateral ku do të diskutojnë procesin e eurointegrimit të Serbisë dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimin rajonal dhe dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.