Lajmet e fundit

Grupet punuese nga Kosova dhe Serbia do të takohen sot në Bruksel.
Ata si temë kryesore të bisedimeve, do ta kenë heqjen e barrikadave mbi lumin Ibër, të cilën pala serbe e quan si “Parku i Paqës”.
Sipas kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, të mërkurën në Bruksel, Bashkimi Evropian do të prezantojë një plan për zhbllokimin e urës, i cili, sipas tij, është hartuar nga Zyra e BE-së në Kosovë.
Në një prononcim për Veriu.info, Bahtiri është shprehur optimist se ky takim do të jetë i fundit që do të diskutohet për urën e lumit Ibër.
Në të kundërtën, i pari i Mitrovicës ka theksuar se do të insistojë që më cdo kusht që ajo urë të lirorhet dhe të sigurohet lkiria e lëvizjes për të gjitëh qytetarët e Mitrovicës.