11.02.2023 · përditësuar para 1267 dite1 min lexim
Në Berlin është protestuar kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Protesta është organizuar nga aktivistë e shoqatave të bashkatdhetarëve, ndërkaq është përkrahur edhe nga qendra e Vetëvendosjes në Gjermani.
"Kundër bosnjëzimit të Kosovës" ka qenë thirrja e kësaj proteste, përcjell Klankosova.tv.
Lëvizja Vetëvendosje në Gjermani mbështeti këtë organizim të aktivistëve dhe shoqatave të ndryshme. "Ne bëjmë thirrje për të gjithë aktivistët, simpatizantët dhe mërgatës shqiptare që të bashkohen me këtë protestë. Qëllimi i protestës është të sensibilizojë shoqërinë gjermane për rrezikun që paraqet themelimi i asociacionit në baza etnike", thuhet në thirrjen e VV-së në Gjermani.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.