Në Beograd janë rikthyer pasardhësit e Millosheviqit
“Po punojmë dhe do të punojmë nga 15 orë në ditë për lirimin e Haradinajt”, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, i cili Haradinajn e quajti “hero lufte”.
10.01.2017 · përditësuar para 3491 dite1 min lexim
Në Beograd nuk ka rikthim të logjikës së Sllobodan Millosheviqit, por rikthim të vet pasardhësve të tij, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Eenver Hoxhaj, njofton Klan Kosova.
“Serbia ka ndjekur dhe po ndjekë politikë armiqësore në raport me Kosovën. Duan të minojnë sovranitetin tonë dhe të na izolojnë. Serbisë i shkon për shtati që të krijojë hendek mes Kosovës e Francës”.
Hoxhaj këto komente i ka bërë në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet me kërkesë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ku po kërkohet lirimi i menjëhershëm i ish-kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj, i arrestuar me katër janar nga autoritete franceze, si pasojë e një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia në Interpol.
“Po punojmë dhe do të punojmë nga 15 orë në ditë për lirimin e Haradinajt”, ka siguruar Hoxhaj, i cili Haradinajn e quajti “hero lufte”.
“Të mërkruiën kam boseduar rreth orës 3 ne telefon me Haradinajn. Nga e mërkura e javes së kaluar angazhimi im ka qenë maksimal që Haradinaj të lirohet sa më shpejtë. Kemi ofruar përkrahje dhe garanci shtetërore që Haradinaj të kthehet në Kosovë. Kemi pasur cdo orë informata”.
“Po punojmë në dy nivele; atë diplomatik, që e kam udhëhequr vet, dhe në nivelin e drejtësisë; që është udhëhequr nga ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.