Lajmet e fundit
Në komunën e Kaçanikut, të mërkurën kanë filluar të korren kallinjtë e parë me grurë.

Hektarët e parë janë korrur në fshatin Begracë, ndërkaq rendimenti mesatar në sipërfaqet e para të korrura sillen afërsisht 3 mijë kilogram për hektar.
Zylfi Koxha, drejtor i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Pylltarisë ka thënë se sivjet në territorin e komunës së Kaçanikut janë të mbjellura 650 hektar me kulturën e grurit, ndërsa për fushatën e sivjetme të korrje shirjeve do të angazhohen gjithsej 19 autokombajna.
Ai ka theksuar se çmimi për një hektarë grurë të korrur është 100 euro, ndërsa për përcjelljen e fushatës së korrje shirjeve është formuar edhe Komisioni në përbërje: Zekirja Koxha, Mustafë Loku dhe Ylber Shehu.