Lajmet e fundit

Në Malishevë që konsiderohet bastion i Nismës po prin sërish kjo parti me partitë që është në koalicion AKR-në dhe PD-në.
Partia e Fatmir Limajt po prin me 5.788 vota apo me 36,38% e pasuar nga PDK me 3.618 apo 22,74%, njofton Klan Kosova.
Partia e tretë është LDK-ja e cila aktualisht ka 3.248 vota apo 20,41%. Vetëvendosje ka 2.065vota apo 12,98%.
Deri më tani në këtë komunë janë numëruar 15.915 fletëvotime të vlefshme ndërsa 861 fletëvotime janë shpallë të pavlefshme.