Lajmet e fundit

Qindra njerëz kanë dalë në rrugët e Barcelonës për të protestuar kundër aneksimit të deklaruar nga Rusia të katër rajoneve pjesërisht të okupuara të Ukrainës.
Presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi zyrtarisht ligjet që aneksojnë rajonet e Donetskut, Luhanskut, Zaporizhzhias dhe Khersonit më 5 tetor, pas referendumeve të mbajtura.
Referendumet, që janë cilësuar të paligjshme, janë dënuar nga vendet perëndimore, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.