Nga pasditja e të premtes, punëtorëve të Bechtel Enkës u është ndaluar puna këtu në Babush të Muhaxherëve të Lipjanit, njofton Klan Kosova.
Përveç që kanë dalur vet në rrugë, për të bllokuar qarkullimin, banorët kanë vendosur edhe ndalesa të tjera.
Ata thonë se kanë shumë arsye pse po protestojnë.
Protesta po bëhet nga frika se kjo kompani do të shkojë pa i rregulluar dëmet e shkaktuara, meqë ky aneks i autostradës së re “Arbën Xhaferi” pritet të përfundojë së shpejti.
Në protestë ka dalë edhe kryetari i komunës së Lipjanit Imri Ahmeti.
Ndërsa, Ela Ruci, zëdhënëse në Bechtel Enka i tha Klanit se për shqetësimet e komunitetit mësoi nga televizioni dhe aktualisht është duke kontaktuar me kryetarin e komunës për të parë mundësitë se çfarë mund të bëjë kompania.
Kronikë nga Blerta Ahmeti.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.