Lajmet e fundit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar sot masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji ndaj deputetëve Haxhi Shala dhe Ismajl Kurteshi për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale "Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm" dhe "Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare"
Ndryshe, dy deputetët hodhën gaz lotsjellës gjatë ditës së hënë në ambientet e Kuvendit të Kosovës, transmeton Klan Kosova.