Lajmet e fundit

Të enjten në kolegjin AAB zyrtarisht është themeluar Qendra Gjermane e Kompetencës.
Me këtë rast Oda Zejtare e Dortmund-it bashkë me AAB-në nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi, njofton Klan Kosova.
Përmes një marrëveshjeje të tillë bashkëpunimi, studentët kosovarë konkretisht vijuesit e qendrës do të përfitojnë arsimim dhe aftësim të cilësisë së lartë në tre fusha:
Rrobaqepësi , kozmetikë e prodhues të reklamave me shenja dhe ndriqim .
Studentët do të kenë mundësi të marrin përvojat nga profesorë dhe trajnerë gjermanë si dhe do të kenë edhe mundësitë për t’i marrë praktikat e tyre edhe në Gjermani, njofton Klan Kosova.