Lajmet e fundit

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin për ndryshimin e normave të akcizës për duhan, lojërat e fatit dhe fishekzjarrët, të propozuar sot në mbledhjen e Qeverisë nga ministri i Financave Avdullah Hoti.
Duke parë nevojën e harmonizimit me direktivat e BE-së, si dhe me normat tatimore me vendet në rajon, ministri i Financave, Avdullah Hoti ka propozuar ndryshimin e normave të akcizës të aplikueshme në disa produkte në Kosovë.
"Në këtë kontekst, ndryshimet të cilat janë propozuar janë si në vijim, ngritja e akcizës në duhan nga 35€/1000 copë në 38€/1000 copë, ngritja e akcizës me normë prej 40% në aparatet/makinat që përdorën në lojërat e fatit si dhe vendosja e akcizës prej 2€ për kg në fishekzjarrë." bën të ditur zyra për informim e ministrisë së financave.
Sipas kësaj të fundit, kjo ka ndodhur edhe për shkak se është marrë parasysh që buxheti i vitit 2015 i aprovuar në fillim të vitit ka qenë i zotuar në masë prej mbi 90% dhe hapësira për shkurtime me qëllim të ruajtjes së rregullës fiskale ka qenë e kufizuar, transmeton Klan Kosova.