Lajmet e fundit

Shumë njerëz në Kosovë kanë pasuri të pa justifikueshme.
Kjo si rezultat se pasuria e tillë është përfituar me vepër penale, nga persona të ndryshëm ndërsa atë e kanë bartur në emër të tjerët kujt për t'i fshehur gjurmët.
Legjislacioni penal që është në fuqi, nuk favorizon organin e akuzës për të ndjekur këtë formë të krimit.
Por, një prokuror nga zyra e kryeprokurorit të shteti po synon që në ndryshimin e kodit penal ta fus një dispozitë që do të ndihmonte në kësi raste.
Këtë propozim Kelmendi e dha në takimi ne grupit punues për ndryshimin e Kodit Penal e atij të Procedurës Penale.
Por, ai tha se do të kenë edhe disa propozime të tjera për këto dy kode.
Një propozim këtu e bëri publik edhe kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Nehat Idrizi.
Ai tha se për disa vepra penale nuk ka nevojë të ketë trup gjykues për gjykim.
Ndërsa Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, si nikoqire e këtij takimi, tregoi se ku do të jetë fokusi i ndryshimeve.
Në këtë takim mori pjesë edhe presidenti Hashim Thaçi, i cili qysh në fillim të mandatit i pati paralajmëruar ndryshimet dhe plotësimet në kodin penal. Ai tha se duke pasur parasysh rreziqet që vijnë nga terrorizmi e krimi i organizuar, organet e drejtësisë kanë nevojë infrastrukturë ligjore shumë funksionale dhe efektive.
Kronikë e Dibran Istrefit.