Intervistë me shkrimtarin dhe përkthyesin Edmond Tupja.
George Bataille e shihte erotizmin pas viteve 1800 si dhembjen më të skajshme…?
Po, veçse atë e përkufizonte si afirmim të jetës deri brenda vdekjes.
Te një tjetër libër i tij, “Madame Eduarda”, ai shkruan se fshehja e erotikës është fillimi i vuajtjes së gjatë njerëzore?
Po, sepse, shoqëria njerëzore kishte arritur një stad të tillë ku gjithçka – morali i asaj kohe, sidomos feja, institucioni i familjes, mënyra e jetesës, shkolla e të tjera institucione – bënte çmos për ta ndrydhur erotizmin, pra, seksualitetin si të vetmin mjet për t’i shpëtuar, qoftë edhe për disa çaste, realitetit shtypës.
Lidhja e erotizmit me letërsinë është aq e vjetër sa edhe shpikja e librit, megjithatë kjo gjendje vazhdon të shihet si e ndaluar…?
Sot, në vendet e zhvilluara, erotizmit nuk i mohohet më vendi në letërsi dhe në art; atje, kudo, ka libra e filma erotikë, spektakle erotike, muzikë e balet modern ku spikatin qartë tendenca erotike ose erotizuese etj. Kurse në vendet e botës së tretë me regjime diktatoriale, autoritariste, në ato ku pushteti dhe feja janë ende në një aleancë të shenjtë, erotizmi dhe seksualiteti shtypen.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë:
http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2015/11/18/ndrydhja-e-erotikes/