Festivali ikonik “Vivid Festival” ka projektuar animacione me ngjyra neoni mbi shtëpinë e operës “Sydney” në në Australi.
Këtë projekt e realizuan 20 animatorë ndërkombëtarë.
Shfaqja do të zgjat 15 minuta e përcjellur në prapavijë nga një këngë e dizajnerit britanik Freefarm.
“Universal Everything” e solli projektin duke e përshkruar si një mënyrë për të përqafuar teknologjitë e reja me një proces që gjithmonë fillon me vizatim të parë, transmeton Klan Kosova.
"Teknikat e vizatimit me dorë në këtë projekt janë të ngjashme me animacionet e pionerëve të hershëm të animacionit, Len Lye, Norman McLaren dhe Walt Disney" thanë ata.
"Duke përdorur këto teknika, ky film mund të ketë ekzistuar në vitin 1920 , megjithatë sjellja e tij në shekullin e 21-të shfaq ndikimet tona të kulturës globale pop, grafikën moderne dhe stimulimet në këtë ndërtese ikonike në Sydney" përfunduan ideatorët e projektit.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.