Lajmet e fundit

Copëza të vogla të ndotjeve janë gjetur në mostra të marra nga indet e trurit, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Këto copëza, të cilat dyshohet që janë të toksifikuara, mund të kontribuojnë në sëmundjen e Alzheimer – megjithatë këto fakte janë ende të luhatshme.
Gjetjet – të përshkruara si “tejet shokuese” nga studiuesit – kanë ngritur një sërë pyetje rreth rreziqeve shëndetësore nga ndotja e ajrit.
Shumica e studimeve deri më tani janë fokusuar në ndikimin e ndotjes së ajrit tek mushkëritë dhe zemra.
Ndërsa, ky studim i ri, ofron prova që copëza të ndotura mund të përfundojnë në tru.
Më herët gjate këtij viti Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar që ndotja e ajrit mund të çoj në tre milion vdekje të parakohshme çdo vit.