Lajmet e fundit

Mbrëmë, në sallën e Kuvendit komunal të Prishtinës, u mbajt dëgjim publik i përgjithshëm, ku hallet e qytetarëve prezentë përveç drejtorëve, i dëgjoi edhe i pari i kryeqytetit Shpend Ahmeti.
Problemet më të theksuara të qytetarëve të Prishtinës gjatë këtyre debateve ishin problemet infrastrukturore, urbanistike, ndotja, qentë endacakë, shitësit ambulantë etj.
Si Ahmeti, poashtu edhe drejtorët e Komunës së Prishtinës i njoftuan qytetarët me projektet që kanë mbaruar sivjet, siç janë 184 kontrata për punë në infrastrukturë, lëshimi më i madh i lejeve të ndërtimit pas luftës në urbanizëm, ndërtimi i tri çerdheve publike, ristrukturimi dhe fuqizimi
Duke i adresuar problemet me ndotje të ambientit, qentë endacakë, apo prerje të pyjeve, numri një i kryeqytetit kërkoi nga qytetarët bashkëpunimin e tyre në dhënien e informatave, meqenëse sipas tij është e pamundur që Komuna t’i dijë të gjitha problemet nëse për ato nuk njoftohet nga vet qytetarët.
“Në momentin kur ju na lajmëroni, ne do të veprojmë dhe do ta sanojmë problemin”, tha ai, transmeton Klan Kosova.