Lajmet e fundit

Një nga plazhet më të bukura të Vlorës, i cili shënjon edhe fundin e detit Adriatik, është ndotur me bitum që ka rrjedhur nga një anije e cila furnizohej tek vendi i quajtur petrolifera.
Sipërfaqja e ndotur ka kapur gjithë vijën e plazhit të shfrytëzueshëm, duke vënë në pikëpyetje turizmin për këtë vit, aktivitet jetik për banorët e Nartës të cilët nuk kanë emigruar.
Plazhi i Zvërnecit është i frekuentuar shumë nga familjarët. Ai është një nga më të ruajturit përsa i takon ndërtimeve të cilat nuk janë lejuar, shkruan Dritare.