07.03.2018 · përditësuar para 3069 dite1 min lexim
Në Prekazin e komandantit legjendar Adem Jashari, sonte janë ndezur Flakadanët e Lirisë, për ta nderuar luftën e tij dhe të rënët e familjes Jashari.
Me atë që njihet si “nata e zjarreve” përmbyllet edhe Epopeja e UÇK-së, që shënjon 20 vjetorin e fillimit të luftës në Kosovë, njofton Klan Kosova.
Në këtë aktivitet po marrin pjesë shumë njerëz nga e gjitha Kosova, ndërsa më pas do të mbahet dhe një koncert në sheshin që mban emrin e heroit Adem Jashari, në Skenderaj.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.