Industria e video lojërave është fenomen global.
Në tërë planetin numërohen më shumë se 1.2 miliardë të fiksuar pas viedo-lojërave, fakt ky që mendohet se do të ndikojë në rritjen e totalit të shitjeve në vit, i cili pritet se do t’i kalojë 100 miliardë dollarë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Lojërat janë kritikuar mjaft shpesh me arsyetimin se janë të dhunshme dhe shkaktojnë varësi. Por ende, edhe pas tri dekadash kërkimet dhe studimet nuk kanë gjetur një konsensus në mesin e shkencëtarëve.
Në studimet laboratorike, disa studiues kanë gjetur një rritje prej 4% në nivelin e agresionit në lojtarët që janë marrë me lojëra të dhunshme.
Por një grup tjetër studiuesish ka konkluduar se faktorët si familja dhe rrethi, shëndeti mental ose thjesht të qenit mashkull janë më vendimtarë sa i përket nivelit të agresionit.
Mirëpo një gjë është e sigurt, shkenca ka dështuar në përpjekjet për të gjetur një lidhje në mes video-lojërave dhe akteve të dhunës në jetën reale.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.