Lajmet e fundit

Një studimi i ri tregon se personat të cilët mbajnë dietë ose ata të cilët hanë më pak gjatë sezonit të gripit, e kanë më të vështirë që ta mposhtin sëmundjen.
Përmes një eksperimenti që është bërë me minj duke i ndarë ato në dy grupe: atyre që iu është dhënë ushqim normalisht dhe atyre të cilëve iu është dhënë më pak ushqim.
Ndërkohë që të dy grupet e minjve kanë pranuar sasi të barabarta vitaminash dhe mineralesh. Minjtë të cilët kanë konsumuar sasi më të vogël të ushqimit kanë pasur nevojë për kohë më të gjatë për t'u shëruar nga gripi, ndërsa vdekshmëria ka qenë shumë më e madhe.
Autorët e studimit pohojnë se kjo ndodh pasi që energjia e pamjaftueshme ndikon negativisht në sistemin imunitar. /albeu.com/