Lajmet e fundit

Vendimi për dalje nga BE-ja i qytetarëve të Britanisë së Madhe për të ardhmen e vendit të tyre mund të sjell pasoja edhe për Kosovën.
E pasojat e këtij vendimi u diskutuan në Prishtinë tri javë pas.
“Përtej kësaj vote Britania mbetet një partner global , që është shtet autor i përhershëm i Këshillit të Sigurimit , një vend me qasje globale në çdo pjesë të botës, një shtet autor i NATO-s i cili edhe ne BE do te ketë ndikimin , ne i jemi shumë mirënjohës Britanisë për mbështetjen”, ka deklaruar ministri i punëve te jashtme Enver Hoxhaj, njofton Klan Kosova.
Ndërsa njohësi i zhvillimeve në Ballkan, amerikani Daniel Serwer tha se Brexiti nuk sjell kurrfarë ndryshimi në disa gjëra fundamentale.
Kosova sipas tij daljen e Britanisë nga BE duhet ta shfrytëzoj për të mirë.
Kronikë nga Rejhane Selimi.