Lajmet e fundit

Depresioni është një gjendje shumë komplekse. Mund të ngjajë në lumturi në një ditë, kurse ditën tjetër të shndërrohet në dëshpërimin më të thellë. Depresioni shkakton konfuzitet, frustrim dhe e ka fuqinë që t’i zemërojë të gjithë.
Të gjithë i kanë eksperiencat e tyre me faza depresive, mirëpo për tu kuruar kërkohet ndihma e të gjithëve përreth, sidomos e partnerit.
Ja disa këshilla se si t’i ndihmoni partnerit tuaj nëse është në depresion.
Faluni dashuri pa kushte
Dashuria e ka fuqinë që të shërojë çdo gjë. Kur partneri juaj po kalon një ditë, apo një kohë të vështirë, tregojuni atyre se sa shumë i doni. Ai/ajo do ta vlerësonte dashurinë tuaj dhe fjalët e bukura dhe me prekje. Bëjini ata të ndjejnë dashurinë e pakusht. Edhe pse në ë suhmtën e rasteve personat depresivë nuk ua kthejnë dashurinë, ata e ndjejnë atë.
Mbështetini
Depresioni është shumë i vështirë. Kjo është pse ata kanë nevojë më së shumti për ju në momentet e tyre më të këqija. Sa më shumë përkeqësohen gjërat, aq më shumë kanë nevojë që ju t’i mbështesni. Vazhdimisht jini të gatshëm që t’ua dëshmoni se ju jeni aty për ta, sa herë që kanë nevojë.
Mësohuni se kur tu jepni hapësirë
Nëse partneri juaj iu thotë se ka nevojë për hapësirë, në të vërtetë ai ka nevojë për ju. Ju duhet ta kuptoni se kur në të vërtetë ka nevojë për hapësirë dhe t’ia jepni atë. Kur partneri ua kërkon hapësirën për të qëndruar vetëm, qartësojeni situatën dhe kuptojeni nëse në të vërtetë ka nevojë për të.
Kuptojeni se për çfarë ka nevojë
Komunikoni me të, dhe pyeteni se për çfarë në të vërtetë ka nevojë. Është shumë e thjeshtë, kuptojeni se çfarë dëshiron dhe jepjani. Bëjeni një listë me gjërat që mund ta bëjnë atë të lumtur, dhe ofrojani pa humbur kohë.