Lajmet e fundit

Komuna e Malishevës ka ndihmuar rreth 150 bletarë lokal të cilët kanë më pak se tridhjetë shoqëri bletësh dhe nuk mund të përfitojnë nga donacionet e ministrisë së bujqësisë duke iu shpërndarë koshere dhe centrifuga.
Sipas drejtorit të bujqësisë, në këtë komunë , Haxhi Krasniqi, “në kuadër të përkrahjes në bujqësi, edhe sektori i bletarisë është përkrahur me mjete konkretizuese, përkatësisht me koshere dhe centrifuga, ku përfitues janë 140 bletarë me koshere dhe dhjetë të tjerë me centrifuga”.
Për këtë qëllim, kjo komunë ka dhënë një fond prej 12.150 euro, ku do të shpërndahen 250 koshere bletësh dhe dhjetë centrifuga,transmeton Klan Kosova.