Lajmet e fundit

Në Komunën e Gjilanit sot janë shpërndarq pako ushqimore për 200 familje në nevojë, i cili është financuar nga Shoqata “Islamic Relief” dhe mbështetur nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Nexhat Hajrullahu, drejtor i Shëndetësisë në këtë komunë tha se solidariteti i treguar nga kjo shoqatë për familjet në nevojë është i mirëseardhur dhe zgjidhje e problemit për ushqim për një periudhë të caktuar për familjet me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se kjo drejtori, është duke u marrë në baza ditore me raste të kësaj natyre, transmeton Klan Kosova.