Lajmet e fundit

Instituti Kombëtar Demokratik sot dhe nesër, organizon konferencën “DISICON”, nën titullin "Roli i integritetit të informacionit në mbrojtjen e demokracisë".
Për këtë, në “Sytë 7” në Klan Kosova, ka folur zyrtarja e NDI-së, Adea Beqaj.
E njëjta ka thënë se bota e edhe Kosova po përballet me dezinformim, andaj është e nevojshme të shpeshtohet diskutimi për dëmet që i sjell dezinformimi në shumë sektorë.
Beqaj ka thënë se për sivjet në këtë konferencë fokusi do të jetë tek të rinjtë, se sa janë të ndjeshëm ndaj dezinformimit dhe impakti që ka dezinformimi tek rezultatet zgjedhore.
“Çrregullimet e informacionit duke përfshirë dezinformimin, keqinformimin, gjuhën e urrejtjes, gjuhën seksiste po e kërcënojnë demokracitë në tërë botën. Këtu nuk bënë përjashtim as Kosova”, tha ajo.
E njëjta ka shtuar se bazë hulumtimeve të NDI-së tregon se ka prezencë të dezinformimit dhe keqinformimit në Kosovë dhe të ndikimit nga jashtë.
Të njëjtat sipas saj, vijnë nga mediumet serbe e ruse.
E njëjta konferencë, do të mbahet në hapësirat e Klan Arena. Aty do të marrin pjesë profesionist të fushës, si vendorë e po ashtu edhe ndërkombëtarë.