Lajmet e fundit

Sonte nga ora 20:30 në sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë, u ndezën qirinj në përkujtim të viktimave në Aleppo.
Qytetarë të shumtë janë parë teksa kanë bërë homazhe dhe janë solidarizuar me viktimat në Aleppo, shkruan Zëri.
Organizatorja, Jona Kllokoqi, e cila e ka ndërmarrë këtë iniciative, ka thënë se Kosova ka përjetuar të njejtë gjë dhe qytetarët e vendit duhet të solidarizohen me viktimat në Aleppo.