Lajmet e fundit
Gjyqtari ka kaluar nëpër një periudhë të vështirë në dhjetor, pas një varg vendimesh kontroverse në ndeshjet e Permierligës, ndërsa tash do të gjykojë në një kategori më të ulët

Mike Dean prej tash e tutje do të gjykojë në Championship, pas kritikave të mëdha për disa vendime të tij në ndeshjet e Premierligës gjatë dhjetorit.
Gjyqtari ka kaluar nëpër një periudhë të vështirë, pas vendimit për të përjashtuar Sofiane Feghouldi në përballjen e West Ham me Manchester United, dhe mospërjashtimit të Ross Barkely në përballjen Liverpool - Everton.
Kështu atij i është kërkuar që të gjykojë në një nivel më të ulët gjatë kësaj fundjave.
Dean do të gjykojë përballjen mes Leeds United dhe Barnsley, në derbin e Yorkshire.