Lajmet e fundit

Policia e Shqipërisë ka nisur sërish një valë gjobash ndaj drejtuesve të automjeteve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit. Në këtë valë nuk po kursehen as ata drejtues që i respektojnë të gjitha rregullat e detyrueshme nga Kodi Rrugor apo sinjalistika.
Sipas sinjalistikës, makinat duhet të parkohen vetëm në këtë krah, por në drejtim të sensit të lëvizjes, jo në sensin e kundërt siç janë parkuar të gjitha autometet e tjera. Por polici i patrullës që ka vendosur gjobën ka vlerësuar si në shkelje të vetmin qytetar që e ka respektuar sinjalistikën.
Pyetja është, si i kanë parkuar makinat qytetarët e tjerë në drejtim të kundër të sensit të lëvizjes, përveç se duke hyrë kundër –tabelë.
Absurdi i arsyetimit të policëve që gjobat i vënë më shumë për të mbushur planin dhe për të përfituar përqindjet nuk përfundon këtu.
Makina ishte parkuar në krahun e djathtë, ku nuk ka asnjë tabelë që e ndalon qëndrimin e automjeteve. Këtë e provon videoja e mëposhtme.