Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e dytë në Ligën Unike të femrave.
Ndeshja më interesante pritet të zhvillohet mes Prishtinës dhe Penzës. Të dy skuadrat e filluan me fitore kampionatin dhe synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive.
Këto dy skuadra u përballën edhe në finale të Superkupës së Kosovës dhe asaj Mbarëkombëtare ku fitore shënuan vashat pejane, ndërsa vashat prishtinase në Superligën e Kosovës kanë tetë fitore duke mos pësuar asnjë humbje.
Kjo përballje do të nisë me fillim nga ora 17:00 këtë të mërkurë teksa transmetohet live dhe ekskluzivisht në kanalin televiziv Art Sport 1 nën komentimin e Ulpiana Emrës.
Duelet e tjera nga kjo javë të cilat zhvillohen në Shqipëri dhe nuk janë në transmetim janë Partizani – Flamurtari dhe Tirana – Bashkimi.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.