Herta do të presë në shtëpi rivalët e Freiburgut në një duel tejet të rëndësishëm për ta sa i përket këtij sezoni, kjo sepse ata rrezikojnë rënien nga liga dhe me një triumf eventual do të ishin shumë më rehat në tabelë.
Kjo ndeshje zhvillohet të enjten me fillim nga ora 18:30 dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 3.
Freiburgu janë të nëntët në renditje me 11 fitore, 8 barazime dhe 11 disfata teksa kanë 41 pikë dhe mbajnë pozitën e nëntë tabelore.
Nga ana tjetër, Herta deri më tani kanë arkëtuar vetëm 27 pikë nga të cilat 6 janë fitoret, nëntë barazimet dhe 14 disfatat duke mbajtur kështu vendin e parafundit në renditje.
Ndeshjen e fazës së parë kampionale mes këtyre dy skuadrave e kishin fituar skuadra e Freiburgut me rezultatin e thellë 4-1.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.