Sonte në stadiumin “Emirates” në Londër do të zhvillohet ndeshja Arsenal -Paris Saint-Germain.
Arlind Sadiku përmes një lidhje direkte në “Kosova Today” nga ky stadium ka bërë të ditur se kjo është ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve mes Arsenalit dhe PSG-së.
Ai u shpreh se kjo është njëra prej ndeshjeve më të mëdha të Arsenalit në dekadat e fundit, sepse sipas tij, llogaritet si njëri prej favoritëve për ta fituar, përcjell Klankosova.tv.
“Arriti të hynte në mesin e katër skuadrave më të mëdha të Evropës dhe këtu në ndeshjen e fundit e eliminoi Realin e mposhti 3:0, e mposhti pastaj edhe në Madrid fitoi, kështuqë mbetet të shihet”, tha ai.
Sadiku bëri të ditur se në “Emirates” është një entuziazëm i jashtëzakonshëm e madje po përgatitet edhe një koreografi.
“Është një entuziazëm i jashtëzakonshëm, për herë të parë në histori të këtij stadium, “Emirates” që është ndërtuar në vitin 2006, po përgatitet një koreografi dhe gjithë pjesa e tribunës pas portës do të mbyllet me një koreografi të hatashme, të madhe që e ka përgatitur Arsenali”, tha tutje ai.
https://www.youtube.com/watch?v=7NeDYJKWKVE
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.