Lajmet e fundit

Çerdhen e ka pak metra larg, por Almir Konjukaj nuk mund ta dërgojë djalin e tij në të. Atë e qon disa kilometra më larg, duke qenë se kjo shtëpi fëmijësh në lagjen “Bajram Curri” të Prizrenit nuk u hap ende, ani se është kryer së ndërtuari.
Nevoja për hapjen e kësaj çerdheje po shihet si e menjëhershme, pasi lagjja ka shumë banorë, e rrjedhimisht edhe fëmijë. Arsyet pse objekti s’filloi me punë i tregon drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj.
“E para, pranimi teknik është bërë në mars ose prill, themelimi i çerdhes që bëhet nga një komision prej Ministrisë është bërë me 1 gusht dhe nuk na e kanë përcjellë Ministria e Arsimit derisa kemi shkuar me 13 shtator dhe dokumentin e kemi gjetë në arkiv”, tha Veselaj-Gutaj.
Sipas drejtoreshës, komuna nuk ka as kod buxhetor për hapje të çerdhes këtë vit, derisa nga MAShT-i i kanë thënë se janë liruar disa për vitin tjetër. Kjo e fundit, siç thotë Veselaj-Gutaj, ende nuk e ka kryer as inventarizimin e objektit.
Klani pyeti në MASHT rreth kësaj çerdheje, por ministria nuk ktheu ndonjë përgjigje.